Kryeparlamentari Gashi mirëpret nënkryetarin e Parlamentit të Tanzanisë në Shkup

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka njoftuar se ka mirëpritur në takim nënkryetarin e Parlamentit të Tanzanisë, z. Mussa Azan Zungu.
“Me kënaqësi, mirëprita në takim nënkryetarin e Parlamentit të Tanzanisë, z. Mussa Azan Zungu.
E vlerësova këtë takim të parë zyrtar ndërmjet dy parlamenteve, si një hap të rëndësishëm për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërparlamentar. Diskutuam për thellimin e marrëdhënieve bilaterale, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit më të ngushtë në kuadër të organizatave ndërkombëtare.
U pajtuam se ekziston potencial për zhvillimin e marrëdhënieve miqësore ndërmjet dy vendeve”, ka shkruar Gashi.



