Kryeministri izraelit përballet me thirrje për dorëheqje gjatë një ceremonie ushtarake

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, është përballur me thirrje kundër qeverisë, ndërsa pjesëmarrësit kërkuan dorëheqjen e tij gjatë një fjalimi në një ceremoni diplomimi ushtarak në jug të Izraelit, transmeton Anadolu.

Sipas gazetës Yedioth Ahronoth, thirrjet shpërthyen gjatë fjalimit të Netanyahut në ceremoninë e diplomimit të oficerëve luftarakë në bazën ushtarake Bahad 1, ku ndodhet shkolla e trajnimit të oficerëve të ushtrisë izraelite.

Gjatë fjalimit të tij, Netanyahu pretendoi se Izraeli ndodhet “në kulmin e një lufte rajonale në vazhdim”.

Ai gjithashtu pretendoi se Izraeli kishte “arritur të ndryshojë rregullat e lojës në rajon, të thyejë barrierën e frikës dhe të dëshmojë forcën e kontrollit të tij të hekurt”.

Thirrjet vijnë në mes të protestave të vazhdueshme në disa qytete izraelite kundër qeverisë së Netanyahut, ku demonstruesit kërkojnë zgjedhje të parakohshme dhe fajësojnë administratën e tij për dështimet që lidhen me ngjarjet e 7 tetorit të vitit 2023 dhe pasojat e luftës në Rripin e Gazës dhe në rajonin më të gjerë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button