Kryediplomati spanjoll: Do t’i kërkojmë BE-së të jetë e guximshme në sanksionet kundër Izraelit

Ministri i Jashtëm spanjoll, Jose Manuel Albares, tha se do t’u kërkojë homologëve të tij të tregojnë guxim në vendosjen e sanksioneve kundër Izraelit në takimin e Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian (BE) që mbahet në Bruksel.

Duke folur me gazetarët përpara takimit në Bruksel, Albares tha se do t’u kërkojë homologëve të tij të BE-së që të pezullojnë menjëherë Marrëveshjen e Asociimit Izrael-BE, të vendosin embargo armësh dhe sanksione individuale ndaj zyrtarëve izraelitë.

Albares pohoi se BE-ja duhet të jetë e guximshme në vendosjen e sanksioneve ndaj Izraelit, përndryshe sipas tij gjithçka do të jetë dështim.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button