Kosovë: Pesë të arrestuar për shpërndarje të materialeve me përmbajtje të shfrytëzimit dhe abuzimit seksual të fëmijëve, dy prej tyre të mitur

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar pesë persona, dy prej tyre të mitur të cilët përmes rrjeteve sociale kanë shkarkuar dhe shpërndarë materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve.

Në raportin policor bëhet e ditur se arrestimi është bërë të enjten, në ora 11:00.

“Pejë, Rahovec, Malishevë, Fushë Kosovë 21.05.2026 – 11:00. Pas një pune hetimore janë identifikuar dhe arrestuar 5 të dyshuar meshkuj kosovarë, dy prej tyre janë të mitur të cilët përmes rrjeteve sociale kanë shkarkuar dhe shpërndarë materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve”, thuhet në raport.

Në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe janë konfiskuar: dy llaptop dhe tre telefona celularë.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, njëri nga pesë të dyshuarit dërgohet në mbajtje për 48 orë, kurse të tjerët lirohen në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button