Kosova rrezikon të humbasë afër 60 milionë euro nga BE-ja për shkak të bllokadës në Kuvend

Bllokadat në Kuvendin e Kosovës po rrezikojnë zbatimin e reformave të parapara në kuadër të Planit të Rritjes të Bashkimit Evropian (BE) dhe mund të vënë në pikëpyetje afër 60 milionë euro fonde deri në fund të muajit qershor.

Kjo u theksua në takimin e parë të Komitetit Monitorues BE-Kosovë për Instrumentin për Reforma dhe Rritje, ku zyrtarë vendor dhe të BE-së diskutuan progresin dhe sfidat në zbatimin e agjendës reformuese.

Koordinatori i Kosovës për Instrumentin për Reforma dhe Rritje, Jeton Zulfaj tha se Kosova ishte ndër vendet e para të Ballkanit Perëndimor që përfundoi negociatat me BE-në për agjendën reformuese gjatë vitit 2024, por, procesi më pas u ngadalësua nga vonesat në Kuvend.

“Vonesat nga viti i kaluar në Kuvend, kanë vonuar ratifikimin e marrëveshjeve dhe zbatimin e reformave. Fatkeqësisht bllokada në Kuvend vazhdoi këtë vit duke vonuar tutje reformat e nevojshme që kryesisht janë ligje që duhet kaluar në Kuvend. Si pasojë e kësaj bllokade në fund të këtij muaji, në qershor, tashmë mund të rrezikohen nëntë hapa në shumë prej afër 60 milionë euro nga Plani i Rritjes”, theksoi ai.

Zulfaj rikujtoi se ratifikimi i marrëveshjeve u bë më 13 shkurt të këtij viti, ndërsa fondet e para të parafinancimit në vlerë prej 61,8 milionë eurosh u pranuan në muajin prill.

Udhëheqësi i Njësisë në Drejtorinë e Përgjithshme për Zgjerim dhe Fqinjësi Lindore të Komisionit Evropian, Jiri Plecity tha se Kosova ka qenë ndër përfitueset e para në Ballkanin Perëndimor që ka përgatitur një agjendë reformuese të vlerësuar pozitivisht nga Brukseli.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button