Konjufca: Kosova dhe Shqipëria, me njëra tjetrën në çdo rrethanë dhe pa asnjë kusht
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka mbajtur fjalimin e tij në seancën plenare që mbahet në Prishtinë mes Shqipërisë dhe Kosovës. Konjufca e nisi fjalën e tij me rëndësinë e unitetit mes dy vendeve përballë sfidave politike dhe atyre gjeopolitike duke sjellë vëmendjen ndaj agresionit rus në Ukrainë.
“Jemi mbledhur në këtë seancë të përbashkët këtë Kuvendeve tona të Kosovës dhe Shqipërisë në fund të këtij viti, për ta dëshmuar unitetin tonë përballë sfidave politike dhe atyre gjeopolitike të sigurisë që shoqërojnë rajonin dhe kontinentin tonë edhe gjatë këtij dy muaj bëhen tri vite nga agresioni i paprovokuar i Federatës Ruse mbi Ukrainën dhe mbi popullin viti. Dhe e Ukrainës”, tha ai.
Më tej kreu i Kuvendit, vuri në dukje ndikimet e këtij agresioni si dhe për aktin terrorist që ndodhi pak ditë më parë ndaj kanalit të ujësjellësit të Ibër Lepencit.
“Ne si rajon si Kosovë i kemi ndjerë ndikimet e tërthorta dhe të drejtpërdrejta të këtij agresioni. Republika e Kosovës po e mbyll dhe këtë vit e sulmuar drejtpërdrejtë nga elementët që lidhen me Serbinë dhe që po e synojnë destabilizimin e brendshëm të Kosovës me metoda terroriste si dhe ato të luftës hibride. Sulmi që u bë para pak ditësh ndaj kanalit të ujësjellësit të Ibër Lepencit nuk mund të konsiderohet ndryshe përveçse si sulm terrorist nga ata që refuzojnë ta pranojnë Kosovën si një realitet sovran dhe si një rend ligjor dhe demokratik i cili nuk ka asnjë alternativë në tërë territorin e Republikës sonë”, tha Konjufca.