Komandanti i Ushtrisë së Iranit paralajmëron “përgjigje të fortë” ndaj sulmeve amerikane

Gjenerallejtënant Amir Hatami, komandanti i përgjithshëm i ushtrisë së Iranit, ka paralajmëruar për një “përgjigje të fortë” ndaj sulmeve të Shteteve të Bashkuara mbi objektet bërthamore të Iranit, shkruan Gazeta Sinjali.

Në një video të publikuar nga mediat shtetërore, Hatami tha se Irani ka përballuar Amerikën shumë herë dhe çdo tentativë sulmi ka marrë një përgjigje të fuqishme.

“Ne do të luftojmë për lumturi dhe me forcë e guxim,” tha gjenerallejtënanti, duke theksuar se Irani është i vendosur të përgjigjet ndaj çdo agresioni, transmeton CNN.
Hatami u emërua komandant i ushtrisë së Iranit vetëm pak ditë më parë, pas një riorganizimi të udhëheqjes ushtarake që pasoi vrasjen e disa zyrtarëve të lartë nga Izraeli.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button