Klinika për Sëmundje të Fëmijëve përmirëson kapacitetet mjekësore me pajisje të reja

Klinika për Sëmundje të Fëmijëve në Shkup ka njoftuar se ka siguruar shtatë aspiratorë të rinj, me qëllim përmirësimin e kushteve për trajtimin dhe kujdesin ndaj pacientëve pediatrikë.
Sipas institucionit, pajisjet e reja do të kontribuojnë drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë së shërbimeve mjekësore dhe në lehtësimin e procedurave të kujdesit intensiv për fëmijët.
“Aspiratori është një pajisje elektrike që shërben për aspirimin e lëngjeve trupore te pacientët, përfshirë aspirimin oral, nazal dhe trakeal,” bëjnë të ditur nga Klinika për Sëmundje të Fëmijëve.
Sipas tyre, kjo pajisje është thelbësore në menaxhimin e rasteve klinike ku nevojitet ndërhyrje e shpejtë për pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes dhe stabilizimin e gjendjes së pacientëve.



