Kjo grua që flet shqip, e dërguara e re e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor

Raportohet se amerikanët po zëvendësojnë diplomatin kryesor për Ballkanin Perëndimor.
Sot është dita e fundit e punës për Alexandru Sashi Kasanof, Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor dhe në vend të tij do të vijë Colleen Hyland, drejtoresha aktuale e Zyrës për Evropën Jugperëndimore.
Nuk është e qartë nëse kjo është një zgjidhje e përkohshme apo e përhershme.
Hyland është një diplomate me përvojë në karrierë, e cila ka punuar në misionet diplomatike të SHBA-së në Bagdad, Kabul… dhe Prishtinë, ku ishte zëvendësambasadore nga viti 2016 deri në vitin 2019.
Ndër të tjera, ajp flet shqip dhe ka shumë përvojë në luftën kundër korrupsionit.