Kina përpiqet të bllokojë sanksionet amerikane ndaj kompanive që blejnë naftë iraniane

Kina po përpiqet të bllokojë sanksionet amerikane ndaj kompanive kineze të akuzuara për blerje të naftës iraniane, pasi më herët Uashingtoni vendosi masa ndëshkuese ndaj subjekteve që konsiderohen të përfshira në tregtinë e naftës së Iran.

Ministria kineze e Tregtisë ka nxjerrë një urdhër për të kundërshtuar sanksionet amerikane, të cilat u vendosën ndaj pesë kompanive kineze të akuzuara për blerje të naftës iraniane.

Sipas agjencisë shtetërore kineze Xinhua, kompanitë e përfshira janë Hengli Petrochemical, Shandong Jincheng Petrochemical Group, Hebei Xinhai Chemical Group, Shouguang Luqing Petrochemical dhe Shandong Shengxing Chemical.

Më herët, Pekini kishte dënuar atë që e quajti “juridiksion me shtrirje të gjatë” të SHBA-së.

Ende nuk është e qartë se si do të zbatohet praktikisht ky urdhër i autoriteteve kineze. /Al Jazeera/

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button