“Këtë datë të rëndësishme për shtetin tonë, e shënuam me dinjitet institucional”

Nën organizim të zv/kryeminsitrit Izet Mexhiti është mbajtur ceremoni me rastin e 23 vjetorit të Marrëveshjes Kornizë së Ohrit. Mexhiti njoftoi se me këtë rast kanë pritur korin diplomatik, përfaqësuesit e lartë shtetëror, përfaqësuesit e partive politike, shoqërinë civile dhe personalitete të tjera të shquara.

“Në fjalën time, theksova rëndësinë e këtij dokumenti historik, që shërbeu si gur themeli në ndërtimin e një shteti të barabartë për të gjithë qytetarët, dhe që hapi rrugën për integrimin tonë në familjen evropiane. Njëkohësisht, ripërsërita përkushtimin e Qeverisë për të zbatuar detyrimet që rrjedhin nga Marrëveshja e Ohrit dhe për të mbajtur gjallë frymën e saj, në të mirë të qytetarëve të sotëm dhe të gjeneratave që vijnë.

Këtë datë të rëndësishme për shtetin tonë, e shënuam me dinjitet institucional, duke kujtuar se 23 vjet me parë ajo solli paqen, në vendin tonë!”, ka shkruar Mexhiti në Facebook.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button