Gjergj Dedaj, ish ambasadori islamofob dhe anti – Erdogan, në tubimin e sotëm të Frontit të BDI-së
Në tubimin e Frontit të BDI-së në të cilin sot u shënua përvjetori i Marrëveshjes së Ohrit, sot u vërejt edhe prezenca e islamofobit të madh, Gjergj Dedaj, ish ambasador i Kosovës në Maqedoni të Veriut.
Dedaj, në opinion njihet me qëndrimet e tij islamofobe dhe anti – turke, posaçërisht anti Presidentit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan.
Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj më 8 dhjtor 2021 ka thënë se presidenti turk Recep Tayip Erdogan ka kërkuar që ai të largohet nga pozita e ambasadorit në Shkup.
Ai në emisionin “Frontal” në T7 ka, në atë kohë pati thënë se Erdogan e ka dashur largim e tij për shkak të islamit politik.
Madje, Dedaj tha se një kohë raportet në mes të ambasadës turke dhe asaj të Kosovës në Shkup kanë qenë të ngrira.
“Presidenti turk Erdogan ka bërë trysni për mem largu nga Shkupi se gjoja e prishi agjendën e tij të islamit politik, se islamin e respektoj sikurse katolicizmin, por të islamit politik që mos mem leju me shku më aty. Ambasada turke në Shkup i ka ngrirë raportet me Ambasadën e Kosovës derisa të jem unë aty ambasador, sepse paraqitjet e mija kanë qenë shumë evropiane, shumë të civilizuara dhe kanë ra në ndesh me politikat”, ka thënë Dedaj.
Dedaj është një prej 12 ambasadorëve që Presidentja Vjosa Osmani i largoi nga misionet diplomatike, me kërkesë të Ministres Donika Gërvalla.
Dedaj ishte emëruar si ambasador në gusht të vitit 2018 nga ish-presidenti Hashim Thaçi. (Alfax.mk)