Katër të vdekur nga të shtënat në Xhorxhia

Një burrë vrau tre persona në një shtëpi në Sharpsburg, jo shumë larg Atlantës dhe më pas kreu vetëvrasje, njoftoi policia në shtetin amerikan të Xhorxhias.

Oficerët gjetën dy trupa në rrugën e shtëpisë pasi morën disa telefonata 911 pak pas orës 1 të mëngjesit, tha Zyra e Sherifit të Qarkut Coweta.
Një tjetër trup është gjetur në derën e shtëpisë, thuhet në deklaratë.

Kur oficerët arritën në vendin e ngjarjes, burri vrapoi në shtëpi dhe u dëgjua një e shtënë, thanë zyrtarët e policisë.

Policia po heton rastin si “vrasje-vetëvrasje”.

Sharpsburg ndodhet rreth 40 milje në jugperëndim të Atlantës.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button