Katër arinj sulmojnë bletarinë në Manastir, shkatërrojnë koshere dhe familje bletësh

Një vizitë e pazakontë, por me pasoja të mëdha për një bletar në fshatin Dihovë të Manastirit. Katër arinj kanë hyrë në bletarinë e tij, ku kanë shkatërruar disa koshere dhe familje bletësh, ndërsa e gjithë ngjarja është regjistruar nga kamera e sigurisë.

Sipas pronarit, arinjtë janë rikthyer në vendbanimet rrëzë Pelisterit në kërkim të ushqimit. Ai thekson se dëmi nuk është vetëm material, pasi pas çdo familjeje të shkatërruar bletësh qëndrojnë vite pune, përkushtim dhe kujdes.
Edhe bletarët e tjerë nga fshatrat rrëzë Pelisterit thonë se vizitat e tilla po bëhen një problem shtesë për prodhimin e tyre, i cili tashmë po përballet me pasojat e ndryshimeve klimatike dhe rendimentin e ulët të mjaltit.

Për bletarët, dëmi nga arinjtë nënkupton jo vetëm humbjen e koshereve, por edhe goditje të drejtpërdrejtë ndaj mundit dhe të ardhurave të tyre. Flaka

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button