Katari: Mosveprimi i komunitetit ndërkombëtar përballë shpërthimit të pajisjeve “pager” në Liban është i tmerrshëm
Katari e cilësoi si “të tmerrshëm” mosveprimin e komunitetit ndërkombëtar ndaj sulmit me shpërthimin e pajisjeve “pager” në Liban, transmeton Anadolu.
Ministrja e shtetit për bashkëpunimin ndërkombëtar të Katarit, Lolwah Al-Khater, në një postim nga llogaria e tij X lidhur me çështjen u shpreh: “Mosveprimi ose reagimi i ftohtë i komunitetit ndërkombëtar kundër sulmit me pajisjet ‘pager’ në Liban është i tmerrshëm”.
Ministrja Al-Khater më tej tha se çështja nuk ka të bëjë më me Libanin, Izraelin apo Gazën, “por më tepër me dimensionin e ri në të cilin ka hyrë lufta bashkëkohore”.
“Përdorimi i pajisjeve të përditshme në duart e njerëzve si bomba të kurdisura është një makth i tmerrshëm dhe ajo që është edhe më e frikshme, është heshtja për këtë çështje”, theksoi ministrja Al-Khater.
Ajo vuri në dukej se luftërat duhet të menaxhohen sipas një sërë ligjesh dhe rregullash bazë, përndryshe çështja do të devijojë në një rrugë shumë të rrezikshme duke mos pasur asnjë kufij.
Shpërthimi i pajisjeve “pager” dhe radiomarrësve
Më 17 shtator në Liban ndodhën shpërthime të njëkohshme në pajisjet “pager” të përdorura nga elementët e Hezbollahut. Në shpërthime humbën jetën 12 persona, përfshirë dy fëmijë, ndërsa u plagosën 2.323 të tjerë.
Edhe më18 shtator ndodhën shpërthime tjera të shumë pajisjeve të komunikimit në Liban, ku humbën jetën 25 persona ndërsa mbi 608 të tjerë u plagosën.
Zyrtarët libanezë e konsiderojnë Izraelin përgjegjës për incidentin ndërsa Izraeli nuk ka dhënë ende deklaratë për këtë çështje. Tensionet janë rritur së fundmi në përleshjet që kanë vazhduar në kufirin Izrael-Liban që nga 8 tetori 2023.