Kasami: Tetova do të jetë qyteti i dytë ku do të implementohet projekti ‘’Safe City’’

Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski i ka premtuar Bilall Kasamit se pas Shkupit, Tetova do të jetë qyteti i dytë ku do të implementohet projekti “Safe City”, gjegjësisht projekti i instalimit të kamerave nëpër rrugët e qytetit.

“Kisha kënaqësinë që të pres në takim Ministrin e Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski si dhe kryeshefin e SPB-Tetovë, Rijat Ali. Biseduam për sigurinë në qytet, lirimin e hapësirave publike, lirimin e bulevardeve dhe rrugëve. U dakorduam që konformë kompetencave që kemi si pushtet lokal dhe pushtet qëndror të ndërmarrim të gjitha masat e nevojshme për të sjell rend dhe siguri në qytet. Poashtu biseduam edhe për ndryshimet në ligjin për sigurinë në komunikacion. Nga ana e ministrit u tha se pas Shkupit, Tetova do të jetë qyteti i dytë ku do të implementohet projekti ‘’Safe City’’, ku do të ndikojë drejtpërdrejt në uljen e numrit të viktimave në komunikacion dhe rritjen e sigurisë rrugore!”, ka shkruar Kasami në Facebook.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button