Kasami: Po punojmë për të zgjedhur kandidatët më të mirë për shqiptarët nga Struga e deri në Likovë

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, në fjalimin e tij para hapjes së Shtabit Zgjedhor të VLEN-it, tha se këto zgjedhje duhet të fitohen jo për kandidatët të cilët do t’i nxer VLEN por për qytetarët e atyre komunave për tu ofruar një model ndryshe të udhëheqjes me pushtetin lokal.
“Ne sot nuk flasim se cilës parti nga VLEN cila komunë do t’i takojë, ne sot po flasim se cili është kandidati më i mirë për të udhëhequr me komunën. Sepse neve nga duhen menaxher të suksesshëm, na duhen shërbëtor të qytetarëve tonë, dhe sot po punojmë për ti zgjedhur më të mirët, duke nisur nga Struga që pa e përmendur emrin ju garantoj se do të kemi kandidatin, menaxherin më të mirë dhe përfundimisht edhe Struga do të ketë të ardhme të ndritur deri edhe në Likovë”, tha Kasami.
Këto zgjedhje, tha ai, nuk janë vetëm lokale dhe nuk janë për fatin politik të VLEN-it.
“Ne nuk jemi këtu që të kërkojmë votën tuaj që të mbijetojmë politikisht, ne kërkojmë votën tuaj që të përzgjedhim kryetar të cilët do të jenë në shërbimin tuaj”, deklaroi Kasami, raporton Alfax.mk

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button