Kasami: Një Copëz Arti nga Tetova në Tiranë!

Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami ka njoftuar sesot, bashkë me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begajn, dhe drejtorin e Shkollës së Mesme Profesionale të Tekstilit, Muzafer Livoreka, në zyrën presidenciale kanë hapur ekspozitën “Një Copëz Arti” në zemrën e Tiranës.
“Kjo ekspozitë, që sjell punimet e nxënësve dhe profesorëve të shkollës, është një dëshmi e kreativitetit, pasionit dhe përkushtimit të brezit të ri nga Tetova. Nga tekstil dizajni te artet e aplikuara, këto krijime tregojnë fuqinë e artit për të frymëzuar dhe për të ndërtuar të ardhmen.
Falënderime për mbështetjen e të gjithëve që promovojnë talentin dhe ëndrrat e rinisë sonë!”, ka shkruar Kasami.