Kasami inspekton punimet në lagjen “Jashtë Vardarit”, pas kanalizimit dhe ujësjellësit do të asfaltohet rruga

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka inspektuar nga afër punimet infrastrukturore që po zhvillohen në lagjen “Jashtë Vardarit”.

Kasami bëri të ditur se aktualisht po punohet në ndërtimin dhe përmirësimin e rrjetit të kanalizimit atmosferik dhe ujësjellësit, ndërsa pas përfundimit të këtyre ndërhyrjeve do të nisë edhe asfaltimi i rrugës.

„Po punohet në përmirësimin e infrastrukturës dhe krijimin e kushteve më të mira për banorët e kësaj lagjeje. Pas përfundimit të punimeve në rrjetin e kanalizimit atmosferik dhe ujësjellësit, do të vijojë edhe asfaltimi i rrugës“, ka deklaruar Kasami.

Ai theksoi se investimet infrastrukturore do të vazhdojnë në të gjitha lagjet e Tetovës.

„Po vazhdojmë me përkushtim investimet në çdo lagje të Tetovës!“, u shpreh Kasami.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button