Kapet 22 vjeçari nga Haraçina, ka tentuar të vrasë dy bashkëfshatarë

Sektori për Punë të Brendshme – Shkup ka njoftuar se ka kapur autorin e plagosjes së një 25 vjeçari disa ditë më parë. Siç njoftojnë nga MPB, bëhet fjalë për ngjarjen e datës 29 korrik ku një 22 vjeçar nga Haraçina, ka shtënë me armë në drejtim të dy bashkëfshatarëve të moshës 25 dhe 29 vjet. Kallëzim penal është ngritur edhe ndaj dy shokëve të 22 vjeçarit për tentim për vrasje.

“Janë kryer kontrolle në disa lokacione në fshatin Haraçinë, me ç’rast është privuar nga lirinë e tij E.A. (22) nga fshati Haraçinë. Prokuroria ka bërë kallëzim penal kundër E.B. (29), V.A. (27) dhe E.A. (22), të gjithë nga fshati Haraçinë për veprën penale “Tentim vrasje” nga neni 123 në lidhje me nenin 19 të Kodit Penal dhe veprën penale të “shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm” nga neni 288 i Kodit Penal”.

Nga gjyqtari i procedurës paraprake të personit E.A. i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button