Kapen shtatë shtetas Egjiptian në Gjevgjeli, ndalohet një person

MPB njofton se dje janë kapur shtatë imigrantë nga Egjipti në Gjevgjeli.

“Më 15.04.2025 në orën 20:00 në rrugën afër urës së lumit Lumi Sermeninska në fshatin Mrzenci, Rajoni i Gjevgjelisë, policët e stacionit policor për kontroll kufitar dhe vëzhgim kufitar Bogorodicë kanë ndaluar një të mitur nga Shkupi. Gjatë kontrollit të veturës “Hyundai” që drejtonte, me targa të Shkupit që i përkiste një veture tjetër, janë gjetur shtatë imigrantë nga Egjipti. Pasi u vërejt nga policia, ai u përpoq të ikte, por shpejt u kap dhe u dërgua në një stacion policor, ndërsa imigrantët u vendosën në një qendër pritjeje dhe tranziti”, thonë nga MPB.

Nga atje shtojnë se pas plotësimit të dokumentacionit, në koordinim me prokurorinë, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button