Kancelari Scholz shkarkon Ministrin që i kërkoi reforma dhe zgjedhje të parakohshme
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, e ka shkarkuar Ministrin e Financave, Christian Lindner, pasi I njëjti kishte propozuar zgjedhje të parakohshme në Gjermani për zgjidhje të krizës, siç ka raportuar gazeta gjermane Bild.
Linder është nga Partia Liberale Gjermane (FDP’së, që është pjesë e koalicionit qeverisës në Gjermani, ku bëjnë pjesë partia e Scholz SPF dhe Partia e gjelbër.
Shkarkimi i tij është konfirmuar nga zëdhënësi Steffen Hebestreit, shkruan DW.
Rreth dy javë më parë, i njëjti kishte kërkuar reforma gjithëpërfshirëse ekonomike, të cilat janë kundërshtuar nga dy partitë e tjera në koalicion.
Përplasja në shpenzime vjen pasi ekonomia e Gjermanisë ka luftuar dhe po përballet me një vit tjetër recesioni.