Kallëzim penal ndaj një burri nga Struga: Organizoi prerje të paligjshme të pyllit, ku humbi jetën një punëtor

SPB Strugë ka ngritur kallëzim penal ndaj S.M. (53) nga fshati Misllodezhdë i Strugës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “shkatërrim i pyjeve” dhe “mosmarrje e masave për mbrojtje në punë”.
Më 20 prill 2026, pa marrë paraprakisht leje për prerje dhe në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Pyjet, në një pronë të huaj në lokalitetin Lenishtë, në territorin e fshatit Misllodezhdë, ai kishte angazhuar punëtorë pa kontratë pune dhe kishte prerë në mënyrë të paligjshme 107 trungje ahu dhe 3 trungje shkoze, ose gjithsej 31.9 metra kub dru zjarri.
Gjatë prerjes së pyllit, punëtori R.D. (46) nga Shkupi u godit nga një pemë, si pasojë e së cilës ndërroi jetë në Spitalin e Përgjithshëm të Strugës.
Në vendin e ngjarjes këqyrje kanë kryer Prokuroria Themelore Publike e Strugës në bashkëpunim me ekipet policore, Inspektorati Shtetëror i Punës, Inspektorati Shtetëror i Pylltarisë dhe Policia Pyjore.
