Kadri Veseli dënohet me 18 vjet burgim

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë dënuar me 18 vite burgim ish kryekuvendarin, Kadri Veselin, ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës dhe ish-anëtarin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Gjatë shpalljes së aktgjykimit, trupi gjykues ka paraqitur edhe vlerësimet e tij lidhur me pozitën dhe rolin e Veselit.
Sipas konstatimeve të trupit gjykues, Veseli kishte keqpërdorur pushtetin dhe pozitën që kishte, duke e përdorur atë, sipas gjykatës, për qëllime kriminale.
“Në emër të popullit të Kosovës pasi ka shqyrtuar të gjitha provat, në bazë të neneve 44 dhe 45 të ligjit…ju shpall fajtor për pikën 3, arrestim dhe ndalim të paligjshëm ose arbitrar kryer së paku kundër së paku 385 personava, trajtim njerëzor si krim lufte dhe kryer së paku kundër 49 personave. Pikën 7 torturë si krim lufte kryer kundër së paku 303 personave dhe pikën 9 vrasje të paligjshme si krim lufte kryer kundër së paku 96 personave. Ju dënoj me një dënim të njehsuar me 18 vite burgim me të cilët do të llogaritet koha e kaluar në paraburgim”, ka thënë Smith.



