Kabineti izraelit shtyn votimin pasi Netanyahu akuzon Hamasin për kthim prapa

Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë se kabineti i tij nuk do të mblidhet për ta miratuar marrëveshjen e armëpushimit të Gazës, duke akuzuar grupin palestinez të rezistencës Hamas për krijimin e një “krize të minutës së fundit”.
Pa dhënë detaje, zyra e Netanyahut akuzoi Hamasin për refuzim të pjesëve të marrëveshjes në një përpjekje “për të zhvatur lëshime të minutës së fundit”.
Kabineti izraelit duhej ta ratifikonte marrëveshjen të enjten.