Jared Kushner qëndron pas planit të Trump për kontrollin e Rripit të Gazës nga SHBA?

Dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner i cili shërbeu si këshilltar i Trump gjatë mandatit të tij të parë në Shtëpinë e Bardhë, thuhet se qëndron pas planit të shpallur dje nga presidenti amerikan për të marrë kontrollin e Rripit të Gazës dhe për të zhvendosur palestinezët. Në një fjalim të mbajtur vitin e kaluar nga dhëndri i Trump, ai përmendi idenë e kontrollit amerikan të Rripit të Gazës dhe zhvendosjen e të gjithë palestinezëve prej andej.

“Prona bregdetare e Rripit të Gazës mund të jetë me vlerë të madhe ekonomike nëse njerëzit përqendrohen në ndërtimin e mjeteve të tyre të jetesës,” tha Kushner në një ngjarje në Harvard.

“Është diçka për të ardhur keq situata atje, por unë mendoj se nga perspektiva izraelite, unë do të bëja çmos për të nxjerrë njerëzit jashtë dhe pastaj për të pastruar zonën”, theksoi ai.
Një këshilltar i lartë i kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu për “Times of Israel” tha se Izraeli nuk e dinte paraprakisht se deri ku mund të arrinte propozimi i presidentit amerikan Donald Trump për Gazën kabinetin izraelit dukshëm e ka gjetur të papërgatitur. Këshilltari u pyet për të komentuar deklaratat e presidentit amerikan pas takimit të tij me kryeministrin izraelit. Ai theksoi se nuk e dinin idenë si dhe i befasoi ai propozim.

Donald Trump propozoi mbrëmjen e kaluar teksa priti në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin izraelit, Netanyahu se popullsia palestineze e Gazës duhet të shpërngulet dhe të akomodohet në 6 shtetet fqinje arabe. Veçanërisht, Trump tha se Egjipti dhe Jordania duhet të strehojnë banorët e Gazës. Rripin e Gazës, tha Trump do ta rindërtojë ushtria amerikane me synim për ta kthyer në një destinacion turistik.

Trump tha të martën se SHBA do të marrë përsipër Rripin e Gazës dhe se gjithashtu do të bëjnë një punë të mirë me të, duke shtuar se gati 2 milionë banorët e enklavës duhet të zhvendosen diku tjetër në vend që të mbeten në enklavën e shkatërruar nga lufta, të cilën ai e quajti një “ferr”.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button