Izraelitët që uzurpojnë tokat palestineze djegin automjetet e palestinezëve në Bregun Perëndimor

Izraelitët që uzurpojnë tokat palestineze kryen bastisje në qytezën Umm Safa në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor të pushtuar dhe i vendosën zjarrin në orët e para të mëngjesit tre automjeteve që u përkisnin palestinezëve, raporton Anadolu.

Kryebashkiaku i qytezës Umm Safa, Merwan Sabah tha për AA se izraelitët të cilët uzurpojnë tokat palestineze, bastisën qytezën Umm Safa në agim.

Ai tërhoqi vëmendjen për faktin se izraelitët i vunë flakën tre automjeteve të palestinezëve. “Situata është e tensionuar në qytezën tonë, ku palestinezët jetojnë në ankth të vazhdueshëm për shkak të rritjes së sulmeve të kolonëve”, tha Sabah.

Duke theksuar se qyteza ka qenë nën sulmet e izraelitëve që kanë uzurpuar tokat palestineze prej shumë vitesh, Sabah vuri në dukje se edhe ushtria izraelite ka kufizuar lëvizjen e banorëve të qytetit duke mbyllur hyrjet kryesore të qytezës.

Sipas zyrtarëve palestinezë, izraelitët që uzurpojnë tokat palestineze kanë kryer 230 sulme në Bregun Perëndimor muajin e kaluar.

Që nga 7 tetori 2023 kur Izraeli filloi sulmet ndaj Rripit të Gazës, ka patur rritje të arrestimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor.

Gjatë kësaj periudhe, 930 palestinezë, përfshirë 167 fëmijë humbën jetën dhe rreth 7.000 të tjerë u plagosën në sulmet e ushtarëve izraelitë dhe izraelitëve që uzurpojnë tokat palestineze në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button