Izraeli thotë se Netanyahu pati takim sekret në Emiratet e Bashkuara me presidentin Bin Zayed

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, i vizitoi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe u takua me presidentin e këtij vendi, Sheikh Mohammed bin Zayed, gjatë luftës me Iranin, u tha të mërkurën në një deklaratë të Zyrës së Kryeministrit.

Sipas kësaj deklarate, takimi mes dy udhëheqësve rezultoi në një “përparim historik” në marrëdhëniet mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Kjo deklaratë duket se është konfirmimi i parë i një takimi mes Netanyahut e presidentit të Emirateve të Bashkuara.

Një burim i afërt me takimin tha se Netanyahu dhe Bin Zayed u takuan në Al-Ain, qytet oazë afër kufirit me Omanin, më 26 mars dhe takimi mes tyre zgjati disa orë.

Emiratet e Bashkuara janë ndër shtetet e pakta arabe që kanë marrëdhënie diplomatike me Izraelin.

Këto raporte u bënë zyrtare më 2020 përmes Marrëveshjeve të Abrahamit, arritje domethënëse në politikën e jashtme e Netanyahut dhe presidentit amerikan, Donald Trump.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button