Izraeli lëshon paralajmërim evakuimi për fshatin jugor të Libanit për herë të parë pas 6 javësh

Ushtria izraelite lëshoi ​​një paralajmërim evakuimi sot për banorët e fshatit Mansouri në jug të Libanit, duke thënë se planifikonte të kryente operacione ushtarake në zonë. Ky ishte paralajmërimi i parë i tillë në gati gjashtë javë, transmeton Anadolu.

Në një postim në platformën e mediave sociale amerikane X, zëdhënësja e ushtrisë izraelite në gjuhën arabe, nënkolonelja Ella Waweya u bëri thirrje banorëve që “të largohen menjëherë nga shtëpitë e tyre dhe të lëvizin të paktën 1.000 metra në veri të fshatit në zona të hapura”.

Ajo pretendon se paralajmërimi ishte lëshuar “në dritën e shkeljes së marrëveshjes së armëpushimit nga Hezbollahu”, pa dhënë detaje rreth shkeljeve të supozuara.

Waweya tha se ushtria izraelite do të “veprojë me forcë kundër Hezbollahut” në zonë ndërsa pretendon se nuk kishte ndërmend të dëmtonte civilët.

Paralajmërimi thoshte se kushdo pranë anëtarëve, objekteve ose pajisjeve ushtarake të Hezbollahut do të rrezikonte jetën e tyre.

Ky ishte paralajmërimi i parë i Izraelit për evakuim për banorët e Libanit jugor që nga 14 qershori.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button