Izraeli bombardon sërish ndërtesa banimi në Gaza, vriten 9 palestinezë

Të paktën 9 palestinezë u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën, përfshirë gra dhe fëmijë, në sulmet ajrore izraelite sot herët që synonin katër apartamente banimi në të gjithë qytetin e Gazës, sipas burimeve mjekësore.
Sulmet e fundit vijnë pasi Izraeli vazhdon të shkelë marrëveshjen e armëpushimit në fuqi që nga 10 tetori 2025 në Rripin e Gazës. Nëntë trupa dhe dhjetëra të plagosur u sollën në spitalin Al-Shifa, raportoi një korrespondent i Anadolut në vendngjarje duke cituar burime mjekësore.
Disa prej trupave mbërritën të copëtuara ndërsa të tjerët të djegur rëndë, shtuan burimet.
Gjenocidi dyvjeçar i Izraelit në Gaza që nga tetori i vitit 2023 ka vrarë afro 73 mijë palestinezë dhe ka plagosur më shumë se 173 mijë të tjerë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, sipas shifrave palestineze.
Pavarësisht një armëpushimi që hyri në fuqi më 10 tetor 2025, ushtria izraelite ka vrarë 936 palestinezë dhe ka plagosur 2.903 të tjerë në sulme pothuajse ditore, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës.



