Izet Mexhiti në terren me drejtorin Samir Iseni: Fokus te modernizimi i Poliklinikës së Bit Pazarit

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, zhvilloi një vizitë në Poliklinikën e Bit Pazarit, ku së bashku me drejtorin e Shtëpisë së Shëndetit – Shkup, Samir Iseni, diskutuan për nevojat dhe sfidat me të cilat përballet ky institucion shëndetësor.

Gjatë vizitës u diskutua për mundësinë e sigurimit të pajisjeve të reja, renovimin dhe modernizimin e hapësirave të poliklinikës, si dhe për përforcimin e kuadrit profesional.

Mexhiti theksoi rëndësinë e pranisë në terren dhe të identifikimit të drejtpërdrejtë të nevojave të qytetarëve dhe institucioneve.

Sipas tij, qëllimi është që nevojat e evidentuara të shndërrohen në projekte konkrete dhe punë që përmirësojnë shërbimet për qytetarët e Çairit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button