Iseni: Shëndet për çdo shtëpi – aksioni ynë në Luboten vazhdon me përkushtim

IPSH Shtëpia e Shëndetit Shkup ka njoftuar se aksioni shëndetësor në fshatin Luboten po vazhdon rregullisht, ashtu siç është premtuar, çdo të premte. Drejtori i institucionit, Samir Iseni, theksoi se ky aktivitet ka për qëllim t’u ofrojë banorëve kujdes mjekësor të afërt, kontrolle parandaluese dhe këshilla shëndetësore në vendin ku jetojnë.
📅 Data: 17 tetor 2025
📍 Lokacioni: Xhamia Haxhi Imer
🕘 Ora: 09:00
Falë angazhimit të vazhdueshëm të ekipeve mjekësore, aksioni po zhvillohet me përkushtim dhe përgjegjësi të lartë, duke forcuar lidhjen e besimit mes institucioneve shëndetësore dhe komunitetit. “Premtimi për kujdes të qëndrueshëm ndaj banorëve po mbahet me zemër të hapur,” theksohet në njoftimin e drejtorit Iseni.



