Iseni nga Panairi i Librit Shqip: Ngjarje që pasuron jetën kulturore të Shkupit

Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit – Shkup, Samir Iseni, ka vizituar sot Panairin e Librit Shqip që po mbahet në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, duke vlerësuar rëndësinë e këtij aktiviteti kulturor për promovimin e librit, dijes dhe vlerave kombëtare.
Në një njoftim publik, Iseni theksoi se panairi paraqet një ngjarje të rëndësishme kulturore që kontribuon në pasurimin e jetës kulturore në qytet.
“Sot isha në Panairin e Librit Shqip, në Çarshinë e Vjetër të Shkupit. Ky aktivitet i rëndësishëm kulturor promovon librin, dijen dhe vlerat tona kombëtare”, deklaroi Iseni.
Ai gjithashtu përgëzoi organizatorët e aktivitetit, veçanërisht Komuna e Çairit, për angazhimin e treguar në organizimin e panairit.
“Përgëzoj organizatorët, Komunën e Çairit, për angazhimin e tyre dhe uroj që organizime të tilla të vazhdojnë të pasurojnë jetën kulturore të qytetit tonë”, u shpreh Iseni.

