IRGC paralajmëron kompanitë e transportit: 2 cisterna nafte goditën mina në Ngushticën e Hormuzit

Garda Revolucionare Islamike e Iranit (IRGC) ka bërë të ditur se dy cisterna nafte kanë shpërthyer pasi goditën mina në Ngushticën e Hormuzit dhe ka paralajmëruar kompanitë e transportit detar për masa të mëtejshme nëse përdorin ato që Teherani i konsideron rrugë të paautorizuara nëpër këtë rrugë ujore strategjike, transmeton Anadolu.
IRGC-ja tha se ekuipazhet e dy cisternave kishin zbritur nga anijet dhe se ato u ishin dorëzuar personelit të lidhur me ushtrinë amerikane për të kaluar përmes asaj që e përshkroi si një “rrugë të paligjshme”.
“Anijet goditën mina, shpërthyen dhe u ndalën”, tha IRGC-ja, duke shtuar se ato janë përfshirë nga zjarri.
IRGC-ja nuk i identifikoi cisternat dhe nuk dha hollësi për flamujt e tyre, vendndodhjen e saktë apo viktima të mundshme.
Ajo tha se forcat e saj detare më herët i kishin paralajmëruar anijet për rreziqet e kalimit nëpër zonën e minuar.
IRGC-ja gjithashtu kërcënoi me ato që i quajti “masa ndëshkuese shtesë” ndaj kompanive të transportit detar që lejojnë anijet e tyre të përdorin këtë rrugë në vend të kalimit që Teherani e konsideron të autorizuar.
Në deklaratë thuhet se veprimet e fundit ushtarake amerikane nuk do ta dobësojnë kontrollin e Iranit mbi Ngushticën e Hormuzit.



