Irani është i aftë për “fushatë të zgjatur me raketa të përparuara”

Sipas një ish-zyrtari nga inteligjenca izraelite, Irani mban rezerva raketash, përfshirë ato të përparuara, të afta për të përballuar sulme hakmarrëse për periudha të gjata, pavarësisht humbjeve të konsiderueshme të lidershipit nga sulmet izraelite, transmeton Anadolu.

Duke folur për NBC News, ish-zyrtari i nivelit të lartë e përshkroi qasjen e Teheranit si demonstrim të “durimit strategjik”, duke paralajmëruar kundër nënvlerësimit të aftësisë së reagimit të Teheranit.

Sipas ish-zyrtarit, Irani ka “vendosmërinë dhe aftësinë për të vazhduar dhe për të mbështetur sulmet”, i cili më tej paralajmëroi për maturi kur flitet për një shembje të regjimit në Iran.

– Shkalla e kapjes së raketave në rënie

Më tej, zyrtari theksoi se sistemet izraelite të mbrojtjes raketore kanë kapur vetëm 65 për qind të projektileve iraniane të lëshuara në 24 orët e fundit, krahasuar me pothuajse 90 për qind një ditë më parë.

“Irani ka vendosur raketa më të shpejta dhe më të përparuara që e reduktojnë kohën e paralajmërimit izraelit nga 10-11 minuta në 6-7 minuta”, tha zyrtari, duke shtuar se projektilet gjithashtu kanë sisteme të përmirësuara navigimi që mundësojnë shënjestrim më të saktë.

Izraeli ka shënjestruar objektet dhe personelin bërthamor dhe ushtarak të Iranit me sulme ajrore që nga 13 qershori, duke tërhequr sulme hakmarrëse nga Irani.

SHBA-ja ka kërkuar nga Irani të heq dorë nga aktivitetet e pasurimit të uraniumit, që fuqitë perëndimore i shohin si një rrugë drejt ndërtimit të armëve bërthamore. Irani pohon se programi i tij bërthamor është vetëm për qëllime paqësore.

Negociatat midis SHBA-së dhe Iranit, të ndërmjetësuara nga Omani, filluan në muajin prill dhe ishin planifikuar të vazhdojnë të dielën e kaluar, por sulmet e Izraelit çuan në anulimin e tyre.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button