Inzaghi: Më pëlqeu gjithçka ndaj Manchester City, mund ta kishim fituar ndeshjen

Duke folur për “Inter TV”, trajneri i Interit, Simone Inzaghi, analizoi barazimin 0-0 ndaj Manchester City, në debutimin e tyre në Champions League, me stadiumin “Etihad” që ishte skena e ngjarjes. Në mendimet e trajnerit zikaltër ishte edhe një koment për derbin e radhës ndaj Milanit, si dhe për ndeshjen e Zielinskit si titullar.

Një pikë që mund të ishin edhe tre?

Po, sepse kishim shumë situata, por të mos harrojmë që luajtëm kundër Manchester City. Në pjesën e dytë, deri në fund të lojës, krijuam shumë, rrezikuam pak, djemtë treguan karakter. Ne patëm tri raste të bujshme, që duhej t’i shfrytëzonim më mirë, por nuk mund t’iu them asgjë lojtarëve.

Çfarë ju ka pëlqyer më shumë dhe çfarë ju ka munguar?

Goli mungoi, por mua më pëlqeu gjithçka. Mënyra se si kemi punuar së bashku, ishte kryefjala jonë për tri vite e gjysmë. Le të vazhdojmë të punojmë së bashku për të prodhuar më shumë shfaqje si kjo.

Një gjykim për Zielinski? A është një faktor për Interin?

Absolutisht po. Me të vërtetë e donim atë, do të na ndihmojë, sepse është një lojtar i shkëlqyer.

Tani është derbi. A do pushoni apo direkt në punë?

Jo, ne tashmë jemi duke punuar. Djemtë janë tashmë në fushë, kjo ndeshje është shumë e rëndësishme dhe do të na japë një dorë të mirë.

Dy herë barazim me Manchester City, a mund ta fitojë Interi atë dimension shtesë?

Këto shfaqje na japin besim, pastaj e dimë se si shkoi viti i kaluar. Fituam njëfarë kënaqësie pas finales në Stamboll, kemi një rrugë të gjatë përpara.

A jeni pak i trishtuar, sepse ndoshta mund të kishit fituar?

Ne kishim mundësi të rëndësishme, mund të kishim fituar, luajtëm më mirë se finalen e Stambollit. Ishte një ndeshje e hapur, vuajtëm kur duhej.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button