Imerlije Saliu mirëpret delegacionin turk në Shkup

Deputetja e VLEN-it, Imerlije Saliu, ka njoftuar se së bashku me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, kanë mirëpritur në Shkup një delegacion nga Turqia, të kryesuar nga Tuğba Işık Ercan dhe deputetja e Parlamentit të Madh Turk, Rukiye Genç Toy.

Sipas Saliut, delegacioni po qëndron në Shkup në kuadër të programit ballkanik “Gönülden Gönüle”.

Ajo ka bërë të ditur se gjatë takimit është zhvilluar një bisedë miqësore dhe konstruktive, ku janë shkëmbyer mendime dhe përvoja lidhur me rëndësinë e fuqizimit të grave dhe përfaqësimit të tyre në jetën publike dhe politike.

“Diskutuam edhe për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona”, ka theksuar Saliu.

Deputetja e VLEN-it ka shprehur mbështetjen e saj për iniciativa të tilla, duke vlerësuar se ato kontribuojnë në ndërtimin e urave të dialogut, bashkëpunimit dhe afrimit mes popujve.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button