Ibrahimi takon biznesmenët nga Norvegjia, temë bisede hapja e kompanive për të rinjtë
Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, ka njoftuar se ka realizuar takim me Steinar Hoel Korsmo nga “Seed Forum Global Accelerator Program”, i cili ka qenë i shoqëruar nga z. Islam Poliku – kryeshef ekzekutiv i Odës Ekonomike të Norvegjisë dhe Maqedonisë së Veriut.
“Në këtë takim biseduam për mundësinë që e ofron “Seed Forum Global Accelerator Program” për të ndihmuar në hapjen e kompanive nga të rinjtë që kanë interes për të krijuar biznese të reja.
Duke e përshëndetur këtë nismë, u thashë se AlternAtivA dhe koalicioni VLEN është në dispozicion të secilës mundësi për ta avancuar zhvillimin ekonomik në vendin tonë, e veçmas kur bëhet fjalë për ndihmën ndaj të rinjve që kanë shpirt ndërmarrësie”, ka shkruar Ibrahimi.