Ibrahimi porosi Taravarit: Nuk mundesh në dy karrige

Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi ka porositur kryetarin e ASH-së, Arben Taravari se edhe në Qeveri edhe në opozitë me BDI-në nuk mundet. Postimi i Ibrahimit vjen pas përfundimit të takimit të liderëve të VLEN-it me Mickoskin.
Ky postim tregon se në Qeveri tashmë nuk ka vend për Taravarin.

“Megjithatë, ia VLEN!
Politika joparimore e dy karrigeve dhe e qëndrimeve ku nuk merret vesh kush është partneri, kush është aleati e kush është oponenti, tashmë ka perënduar. Të gjithë që mendojnë se mund të luajnë ndryshe nuk mund të jenë partnerë tanë dhe të kësaj qeverie.
VLEN-i nuk mund të lejojë që në qeveri ta ketë partner edhe BDI-në përmes vegëzave ose veglave që janë kapur keq në rrjetin e Oligarkisë së Krimit e Korrupsionit.
Secili që dëshiron ta shpëtojë politikën e Soravisë, edhe nëse këtë e bën me sllogane patriotike dhe viktimizim “engjëllor”, duke e fshehur kështu kapjen në korrupsion, më parë mund të digjet e të përmbytet sesa ta realizojë operacionin e shpëtimit të atyre që tashmë janë bërë personazhe të listës së zezë amerikane.
Ne jemi përcaktuar për politikë parimore që e lufton krimin e korrupsionin, që i bën reformat në drejtësi dhe që u ofron jetë dinjitoze qytetarëve.

Edhe BDI, edhe Qeveri, ollmaz Doktor!”, ka shkruar Ibrahimi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button