Ibrahimi: Kur dikush po futet në listat e zeza amerikane, drejtuesit e VLEN-it marrin pjesë në inaugurimin e Trampit

Lideri i Alternativës, Dr.Zeqirija Ibrahimi, pas kthimit nga Uashingtoni në një deklaratë për Lajm Tv ka theksuar se në kohën kur dikush po futet në listat e zeza amerikanë, është lajm me rëndësi pjesëmarrja e drejtuesve të VLEN në inaugurimin e presidentit Trump.

“Në kohën që dikush në këtë vend po futet në listat e zeza amerikane dhe një parti është shpallur parti nongrata një delegacion i lartë qeveritar dhe politik ishte pjesëmarrës në Uashington në inaugurimin e presidentit Trump. Dhe ky është lajmi më i mirë dhe më i rëndësishëm për vendin tonë”, deklaroi midis tjerash Ibrahimi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button