Hoxha: Zvicra mbetet partneri dhe donatori më i rëndësishëm në sektorin e ujërave

Ministri i Ekologjisë, Muhamed Hoxha, ka zhvilluar takim me ambasadorin e Zvicrës në Maqedoninë e Veriut, Christoph Zomer, dhe këshilltaren e re rajonale për ujërat dhe mjedisin, Jacqueline Schmid. Në takim është diskutuar forcimi i bashkëpunimit dhe projektet prioritare në sektorin e ujërave dhe mjedisit.

“Zvicra mbetet partneri dhe donatori ynë më i rëndësishëm në sektorin e ujërave.

Kjo u konfirmua edhe në takimin e sotëm me Ambasadorin Christoph Zomer, ku mori pjesë edhe këshilltarja e re rajonale për ujërat dhe mjedisin, Jacqueline Schmid.

Diskutuam për prioritetet e reja në bashkëpunimin zviceran për zhvillim ndërkombëtar, si dhe për hapat kyç që po ndërmarrim së bashku – Programin për ujërat nëntokësore, funksionalizimin e Këshillit për menaxhimin e pellgut të lumit Vardar dhe nevojën për një koordinim më të mirë ndërmjet institucioneve kompetente në këtë sektor.

Vazhdojmë me përkushtim të avancojmë reformat në fushën e mjedisit, me mbështetjen e fuqishme të miqve tanë zviceranë”, ka shkruar Hoxha.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button