Bekim Sali takon përfaqësueset e UNICEF-it, diskutohet forcimi i bashkëpunimit

Zëvendëskryeministri Bekim Sali ka zhvilluar një takim me përfaqësueset e UNICEF-it, Lesley Miller dhe Silvia Chiarucci, ku është diskutuar puna dhe prioritetet e organizatës, si dhe mundësitë për forcimin e bashkëpunimit në të ardhmen.
“Sot zhvilluam një takim konstruktiv me përfaqësueset e UNICEF-it, Lesley Miller dhe Silvia Chiarucci. Biseduam për punën dhe prioritetet e UNICEF-it, si dhe për mundësitë e forcimit të bashkëpunimit tonë në të ardhmen”, ka shkruar Sali.



