Hiqet kioska “Ali Tobacco” në afërsi të vendkalimit ilegal në Bit Pazar

Është larguar konstruksioni i kioskës “Ali Tobacco” në afërsi të vendkalimit ilegal në Bit Pazar të Shkupit, përcjell TV21. Kioska ishte e vendosur në afërsi të urës, ku zinte një pjesë të hapësirës publike, respektivisht të trotuarit.
Kioska do të vazhdojë të funksionojë, por tashmë është zhvendosur në afërsi të këtij lokacioni.



