Guterres kërkon ndaljen e menjëhershme të përshkallëzimit mes Izraelit dhe Iranit

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u bëri thirrje Izraelit dhe Iranit që menjëherë të de-përshkallëzojnë tensionet, raportoi DPA.

“Bombardime izraelite mbi objektet bërthamore iraniane. Sulme raketore iraniane ndaj Tel Avivit. Mjaft me këtë përshkallëzim. Është koha të ndalet kjo. Paqja dhe diplomacia duhet të mbizotërojnë”, shkroi Guterres në rrjetin social “X”.

Megjithatë, pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare për ndaljen e armiqësive, Izraeli dhe Irani për momentin po vazhdojnë sulmet ndaj njëri-tjetrit. Përshkallëzimi filloi të enjten, kur Izraeli goditi objektet bërthamore të Iranit, ndaj së cilës Teherani u përgjigj me sulme raketore ndaj Izraelit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button