Greqia do të ofrojë viza të arta për investitorët fillestar

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka njoftuar një program të ri të “vizave të arta” që u jep rezidencë afatgjate sipërmarrësve që investojnë një minimum prej 250 mijë eurosh në biznese fillestare, transmeton Anadolu.

Njoftimi erdhi gjatë hapjes së Panairit të 88-të Ndërkombëtar të Selanikut, ku Mitsotakis shpjegoi disa nisma për të nxitur ekonominë dhe për të mbështetur grekët me të ardhura të ulëta, duke përfshirë rritjen e pensioneve dhe pagave të nëpunësve civil, si dhe uljen e kontributeve të sigurimeve shoqërore.

Për të adresuar një popullsi në rënie, Mitsotakis u zotua të rrisë mbështetjen financiare për prindërit.

Për çështjen e banesave, veçanërisht në zonat me turizëm, kryeministri grek njoftoi stimuj tatimor për pronarët e banesave që marrin me qira prona të lira.

Ai theksoi një rritje tatimore për ata që kalojnë nga qiratë afatgjata në ato afatshkurtra dhe vendosi kufizime në pronat e reja me qira afatshkurtër në lagje të caktuara të Athinës.

Kryeministri grek theksoi gjithashtu planet për të rritur tarifat portuale për anijet e lundrimit gjatë verës, me tarifa edhe më të larta për destinacionet e njohura si Santorini dhe Mykonos. Të ardhurat do të përdoren për përmirësimin e infrastrukturës në zonat turistike.

Ndërkohë, sindikatat bënë thirrje për protesta në Selanik, duke kritikuar trajtimin e qeverisë për rritjen e kostove të jetesës dhe pagat e pamjaftueshme.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button