Gjykatësi amerikan bllokon kufizimet e emigracionit të Trumpit

Një gjykatës federal në Ishullin Rhode ka bllokuar disa politika të emigracionit të paraqitura nga administrata e Donald Trumpit, të cilat kishin penguar shumë emigrantë në SHBA të merrnin azil, karta të gjelbra dhe përfitime të tjera të ligjshme të emigracionit, transmeton Anadolu.

Në një vendim prej 135 faqesh, kryegjykatësi John McConnell i Gjykatës Federale të Qarkut në Ishullin Rhode arriti në përfundimin se kufizimet e gjera ndaj përfitimeve të emigracionit të ligjshëm ishin “në kundërshtim me ligjin dhe arbitrare”.

Një nga politikat e rrëzuara nga McConnell pezullonte aplikimet për emigracion të qytetarëve nga 39 vende të përfshira në ndalimin e udhëtimeve të vendosur nga Trumpi, duke përmendur shqetësime për sigurinë kombëtare pas akuzave ndaj një përfituesi afgan të azilit për plagosjen me armë të dy anëtarëve të Gardës Kombëtare në Washington.

Masat, të paraqitura në fund të vitit të kaluar, penguan në masë të madhe Shërbimin Amerikan të Shtetësisë dhe Emigracionit (USCIS) të lëshonte karta të gjelbra, leje pune, shtetësi dhe përfitime të tjera për shtetasit e vendeve të prekura, shumica prej tyre në Afrikë dhe Azi.

Politikat gjithashtu ngrinë fillimisht të gjitha rastet e azilit të trajtuara nga USCIS, pavarësisht kombësisë. Në mars, USCIS rifilloi shqyrtimin e shumicës së aplikimeve për azil, por vazhdoi pezullimin për qytetarët e 39 vendeve të përfshira në ndalimin e udhëtimeve.

Në vendimin e tij, McConnell theksoi se emigrantët e prekur “kishin dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm, kishin paguar tarifat e kërkuara, ishin paraqitur për mbledhjen e të dhënave biometrike dhe kishin marrë pjesë në intervistat e nevojshme personale”.

“Në zbatimin e politikave të fundit të emigracionit, USCIS pretendon autoritet ligjor dhe rregullator që nuk e zotëron; merr vendime pa dhënë shpjegimet e arsyetuara që kërkohen; vepron pa marrë parasysh interesat e aplikantëve që duhet të konsiderohen; dhe justifikon veprimet e saj me shqetësime të sajuara për ‘sigurinë kombëtare’, të cilat fshehin ndjenja kundër emigrantëve që nuk duhet të ndikojnë në procesin vendimmarrës”, tha McConnell.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button