Gjykata Speciale cakton 16 shtatorin për shpalljen e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Trupi Gjykues në Hagë ka caktuar shpalljen e aktgjykimit në çështjen e Prokurorit të Specializuar ndaj ish-krerëve të UÇK-së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit për datën 16 shtator 2026, në orën 10:00 CET (ora e Evropës Qendrore).

Sipas njoftimit, seanca do të jetë publike dhe mund të ndiqet në gjuhën shqipe, angleze ose serbe përmes faqes së transmetimit të drejtpërdrejtë në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara të Kosovës, ose nga galeria publike në ambientet e gjykatës.
Mes tjerash, aty thuhet se në urdhrin për caktimin e datës, Trupi Gjykues shpjegoi se koha e nevojshme për shqyrtimet dhe vendimmarrjen ishte zgjatur, në përputhje me rregullat, për shkak të vëllimit të madh të provave të administruara dhe kompleksitetit të procedurës.

Gjithashtu, zgjatja e procesit u arsyetua nga nevoja për të siguruar një vlerësim të drejtë, gjithëpërfshirës dhe të arsyetuar të të gjithë materialit provues….

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button