Gjuro Macut merr detyrën si kryeministër i Serbisë

Gjuro Macut mori zyrtarisht detyrën e kryeministrit të Serbisë sot, duke pranuar postin nga kryeministri i mëparshëm Millosh Vuçeviq, transmeton Anadolu.

Dorëzim-pranimi u zhvillua në ndërtesën e qeverisë serbe në Beograd, një ditë pasi Asambleja Kombëtare e Serbisë votoi për zgjedhjen e qeverisë së re.

Qeveria e re serbe do të mbajë seancën e parë në mandatin e ri më vonë gjatë ditës.

Në fillim të javës, Macut prezantoi në parlament programin e tij dhe anëtarët e kabinetit.

Asambleja Kombëtare e Serbisë të mërkurën konfirmoi përbërjen e re të qeverisë me gjithsej 31 anëtarë. Kryeministri Macut dhe anëtarët e kabinetit të tij bënë betimin para deputetëve, në prani të presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button