Gati 600 okupatorë izraelitë sulmojnë xhaminë Al-Aksa nën mbrojtjen e policisë

Rreth 600 okupatorë izraelitë sulmuan sot kompleksin e xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar nën mbrojtjen e policisë izraelite, tha një zyrtar lokal për Anadolu.
“Të paktën 584 pushtues sulmuan kompleksin e xhamisë gjatë periudhës së mëngjesit përmes portës marokene në murin e saj perëndimor nën mbrojtjen e policisë”, tha një zyrtar nga Departamenti i Vakëfimeve Islamike në Kuds, duke kërkuar anonimitetin.
Grupe shtesë pritet të hyjnë në kompleksin e xhamisë pas namazit të drekës, shtoi zyrtari.
Dëshmitarët okularë thanë se inkursionet përfshinin rituale talmudike, lutje dhe vallëzime, në kundërshtim me “status quo”-në e kahershme në xhaminë Al-Aksa.
E enjtja shënon ditën e parë të një muaji të ri në kalendarin hebraik, kur inkursionet izraelite në kompleksin e xhamisë zakonisht rriten.
Izraeli filloi në mënyrë të njëanshme të lejonte pushtuesit të sulmonin kompleksin e xhamisë në vitin 2003.
Që atëherë, inkursionet janë zhvilluar çdo ditë, përveç të premteve dhe të shtunave, me numrin e pjesëmarrësve në rritje me kalimin e viteve.
Xhamia Al-Aksa është vendi i tretë më i shenjtë në botë për muslimanët. Hebrenjtë e quajnë këtë zonë Mali i Tempullit, duke pretenduar se ishte vendi i dy tempujve hebrenj në kohët e lashta.
Izraeli pushtoi Kudsin Lindor, ku ndodhet Al-Aksa, gjatë Luftës Arabo-Izraelite në vitin 1967. Izraeli aneksoi të gjithë qytetin në vitin 1980 në një lëvizje që nuk u njoh kurrë nga komuniteti ndërkombëtar.



