Gashi uron komunitetin rom me rastin e Ditës së Gjuhës Rome

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka marrë pjesë në seancën e Qeverisë për të shënuar ditën e gjuhës rome. Gashi është shprehur se me këtë kanë afirmuar rëndësinë e respektimit dhe promovimit të diversitetit gjuhësor e kulturor në shoqërinë e RMB-së.

“Gjuha rome, është një pjesë e çmuar e mozaikut tonë kulturor, prandaj kjo ngjarje vuri theksin në nevojën për angazhim dhe mbështetje të mëtejshme për integrimin e saj në sistemin arsimor, institucional dhe kulturor. Vetëm kështu do të sigurojmë një shtet të drejtë dhe të barabartë për të gjithë qytetarët, pavarësisht etnisë, gjuhës, fesë e traditës. Urime Dita e Gjuhës Rome për të gjithë komunitetin rom në Maqedoninë e Veriut, nderime të sinqerta për përkushtimin e vazhdueshëm në forcimin e bashkëjetesës”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button